Guardiola i tregon Romarios: Hapi im i ardhshëm do të jetë drejtimi i një kombëtareje

Guardiola i tregon Romarios: Hapi im i ardhshëm do të jetë drejtimi i një kombëtareje

Guardiola i tregon Romarios: Hapi im i ardhshëm do të jetë drejtimi i një kombëtareje

Ish-trajneri i Manchester City ka treguar se ka zhvilluar bisedime me Federatën e Futbollit të Italisë, por oferta kishte ardhur në një moment kur ai kishte vendosur të largohej përkohësisht nga futbolli.

“Kam biseduar me ta dhe ishte një nder i madh. Ishte një nga nderimet më të mëdha që kam marrë, fakti që më menduan për ta drejtuar Italinë”, ka thënë Guardiola në një intervistë me ish-bashkëlojtarin e tij te Barcelona, Romario.

Sponsor 3M Express

Ai ka shtuar se, nëse kjo mundësi do t’i ishte ofruar një ose dy vjet më herët, me shumë gjasë do ta kishte pranuar.

Guardiola ka treguar se pas gati dy dekadash në drejtimin e klubeve kishte ndier nevojën për të bërë një pushim nga puna si trajner.

Spanjolli u largua nga Manchester City në fund të sezonit të kaluar, pas një periudhe të suksesshme dhjetëvjeçare. Gjatë kësaj kohe, ai fitoi gjashtë tituj të Premier League, përfshirë katër radhazi, tri Kupa FA, pesë Kupa të Ligës dhe një trofe të Champions League.

“ Nuk e di sa gjatë do të qëndroj larg futbollit. Për momentin ndihem shumë mirë. Por, nëse një ditë kthehem, do ta bëj kur ta ndiej se është momenti i duhur”, ka deklaruar Guardiola.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Analiza e BBC-së: Rusia mund t’i ketë humbur gati 500 mijë ushtarë në Ukrainë

Analiza e BBC-së: Rusia mund t’i ketë humbur gati 500 mijë ushtarë në Ukrainë

Rrahmani: Xhipat me të cilët vozitet Kurti kushtojnë mbi 500 mijë euro

Rrahmani: Xhipat me të cilët vozitet Kurti kushtojnë mbi 500 mijë euro

Bayern i premton mbështetje të plotë Musiala gjatë rikuperimit

Bayern i premton mbështetje të plotë Musiala gjatë rikuperimit