Jensen Huang po shqyrton rikthimin në rolin e Drejtorit Ekzekutiv të Nvidia, ndërsa aleatët e tij në Silicon Valley ushtrojnë presion mbi bordin e kompanisë për ta rikthyer atë në punë.

Zbulimi vjen vetëm pak ditë pasi drejtuesi i teknologjisë dha dorëheqjen pas raportimeve se ai kishte afera me një grua që dyshohet se ishte spiune kineze.
Ndërsa tani raportohet se Huang ka diskutuar mundësinë e kthimit në kompani.
E gjithë kjo vjen ndërsa një hetim i pavarur nga bordi i Nvidia është duke u zhvilluar mbi sjelljen që çoi në një krizë të paprecedentë lidershipi në prodhuesin e çipave prej 4 trilionë dollarësh këtë javë.
Huang ende gëzon besnikërinë e disa punonjësve, disa prej të cilëve kanë folur publikisht pas dorëheqjes së tij duke bërë thirrje për kthimin e tij.
Megjithatë, përpjekja për të rikthyer në detyrë drejtorin ekzekutiv mund të përballet me kundërshtime nga figurat kryesore politike në Uashington.
Sekretari i Thesarit, Scott Besant, bëri thirrje të dielën për ndryshime rrënjësore në udhëheqjen e kompanisë pas largimit të Huang. /Telegrafi/





