Situata në Shqipëri, shtyhet ekskursioni i maturantëve të shkollës `Ali Sokoli`

Situata në Shqipëri, shtyhet ekskursioni i maturantëve të shkollës `Ali Sokoli`

Situata në Shqipëri, shtyhet ekskursioni i maturantëve të shkollës `Ali Sokoli`

Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës ka vendosur të mos japë leje për realizimin e ekskursionit të maturantëve të shkollës së mesme “Dr. Ali Sokoli” në Shqipëri, duke e shtyrë atë për një periudhë të mëvonshme.

Në vendimin e datës 23 tetor 2026, të nënshkruar nga drejtori i Arsimit, Arsim Elshani, thuhet se vendimi është marrë pas vlerësimit të rrethanave aktuale dhe duke pasur parasysh sigurinë dhe mirëqenien e nxënësve.

Sponsor 3M Express

“Ky vendim është marrë duke marrë parasysh situatën aktuale të tensionuar, mundësinë e paraqitjes së incidenteve të paparashikuara, si dhe shqetësimet e prindërve lidhur me sigurinë e nxënësve gjatë udhëtimit”, thuhet në vendim.

Sipas Drejtorisë së Arsimit, ekskursioni do të shtyhet deri në një moment më të përshtatshëm, kur të sigurohen kushtet e nevojshme për zhvillimin e tij në mënyrë të sigurt.

Vendimi hyn në fuqi ditën e nënshkrimit të tij dhe u është dorëzuar Drejtorisë së Arsimit dhe shkollës përkatëse.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

“Ambienti” në Pejë gjobitet me 3 mijë euro për parregullsi në deponinë e Sferkës

“Ambienti” në Pejë gjobitet me 3 mijë euro për parregullsi në deponinë e Sferkës

EKSKLUZIVE | Dy të miturit publikuan fotografinë me kallashnikov në Snapchat, Policia ia gjen armën 52-vjeçarit në Klinë – ky është i dyshuari

EKSKLUZIVE | Dy të miturit publikuan fotografinë me kallashnikov në Snapchat, Policia ia gjen armën 52-vjeçarit në Klinë – ky është i dyshuari

Zvicra mbetet treg kyç për Kosovën, Gara tregon destinacionet më të frekuentuara të fluturimeve

Zvicra mbetet treg kyç për Kosovën, Gara tregon destinacionet më të frekuentuara të fluturimeve