Greqia dhe Izraeli po diskutojnë marrëveshje të reja bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, me një vlerë që mund të arrijë deri në 1 miliard euro. Në fokus të negociatave janë sistemet e luftës elektronike, raketat me rreze të gjatë veprimi dhe zgjerimi i qendrës së stërvitjes së Forcave Ajrore greke në Kalamata, e cila menaxhohet nga kompania izraelite ELBIT.
Burimi: Dukagjini






