Sindikata e Elektrokosovës solidarizohet me KEDS-KESCO-n: Në këtë krizë energjetike kemi nevojë për unitet

Sindikata e Elektrokosovës ka shprehur mbështetjen dhe solidaritetin e saj me menaxhmentin dhe punëtorët e KEDS-KESCO-s, në këtë periudhë të krizës energjetike.

Sponsor 3M Express

Përmes një komunikate publike, Sindikata ka bërë thirrje për unitet, bashkëpunim dhe përgjegjësi të përbashkët, duke vlerësuar se përballimi i situatës aktuale kërkon angazhim maksimal nga të gjitha palët.

Në komunikatë theksohet se punëtorët, përmes përkushtimit dhe profesionalizmit të tyre, po vazhdojnë të jenë në shërbim të qytetarëve dhe të sistemit energjetik të vendit.

Po ashtu, Sindikata ka vlerësuar angazhimin e menaxhmentit në përballjen me sfidat aktuale, duke theksuar se vetëm përmes bashkëpunimit të sinqertë ndërmjet menaxhmentit dhe punëtorëve mund të tejkalohet kjo situatë.

“ Në këto momente nuk kemi nevojë për ndasi, por për unitet, solidaritet dhe përgjegjësi të përbashkët”, thuhet në komunikatë.

Sindikata e Elektrokosovës ka bërë të ditur se mbetet e gatshme të kontribuojë në tejkalimin e situatës, duke theksuar se do të vazhdojë të jetë në mbrojtje të të drejtave të punëtorëve dhe në mbështetje të funksionimit të qëndrueshëm të kompanisë. /Telegrafi/

Lexo edhe

Izraeli ‘zyrtarisht sanksionon’ torturën e të burgosurve palestinezë për të nxjerrë rrëfime, përfundon raporti

Izraeli ‘zyrtarisht sanksionon’ torturën e të burgosurve palestinezë për të nxjerrë rrëfime, përfundon raporti

Ish-kandidatja e VV-së për deputete propozohet për Këshillin Kombëtar të Shkencës

Ish-kandidatja e VV-së për deputete propozohet për Këshillin Kombëtar të Shkencës

Vrasja e mësuesit Halit Geci dhe dalja e parë publike e UÇK-së|Video

Vrasja e mësuesit Halit Geci dhe dalja e parë publike e UÇK-së|Video