Shtatë autobusë shkatërrohen nga zjarri në jugperëndim të Gjermanisë

Shtatë autobusë shkatërrohen nga zjarri në jugperëndim të Gjermanisë

Shtatë autobusë shkatërrohen nga zjarri në jugperëndim të Gjermanisë

Shtatë autobusë të parkuar janë shkatërruar nga një zjarr në një hapësirë të një kompanie pranë qytetit Mannheim, në landin Baden-Württemberg të Gjermanisë jugperëndimore.

Sponsor 3M Express

Sipas policisë, zjarri shpërtheu të mërkurën në mbrëmje në qytetin Ladenburg, duke shkaktuar dëme materiale që vlerësohen në rreth dy milionë euro.

Nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar. Një tjetër autobus pësoi dëme të vogla nga zjarri, por mbeti funksional, transmeton Telegrafi.

Në vendngjarje u angazhuan ekipe të shumta emergjente, ndërsa përpjekjet për shuarjen e flakëve zgjatën disa orë.

Shkaku i zjarrit ende nuk është bërë i ditur. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e incidentit. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com

Lexo edhe

Ekskluzive | “Cobra” rrah “Italianin” në Burgun e Sigurisë së Lartë

Ekskluzive | “Cobra” rrah “Italianin” në Burgun e Sigurisë së Lartë

Rrahje ndërmjet Kobrës dhe Andi Pajazitit në Burgun e Sigurisë së Lartë

Rrahje ndërmjet Kobrës dhe Andi Pajazitit në Burgun e Sigurisë së Lartë

Sveçla: Për Policinë u shpenzuan 732 milionë euro në pesë vjet

Sveçla: Për Policinë u shpenzuan 732 milionë euro në pesë vjet