Humb ndjenjat gjatë ceremonisë roja i Pallatit Elysee, i vjen në ndihmë edhe Macron – pamje

Humb ndjenjat gjatë ceremonisë roja i Pallatit Elysee, i vjen në ndihmë edhe Macron – pamje

Humb ndjenjat gjatë ceremonisë roja i Pallatit Elysee, i vjen në ndihmë edhe Macron – pamje

Një incident i papritur ndodhi në Pallatin Elysee në Paris, gjatë ceremonisë zyrtare të pritjes së Presidentit të Sllovakisë, Peter Pellegrini nga homologu i tij, Emmanuel Macron.

Sponsor 3M Express

Nga videot që qarkullojnë duket një burrë nga garda e nderit që u rrëzua papritur.

Macron, së bashku me anëtarët e stafit, nxituan te roja për të parë se çfarë kishte ndodhur.

Pak më vonë, punëtorët e ngritën dhe e larguan nga vendi i ngjarjes.

Pasi burri u largua, presidenti francez u rikthye në procedurën e planifikuar dhe vazhdoi të mirëpriste zyrtarisht homologun e tij sllovak.

Deri më tani, arsyet që çuan në rrëzimin e papritur të rojes nuk janë sqaruar, ndërsa nuk është bërë publik asnjë informacion në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore. /Telegrafi/

Lexo edhe

Musliu-Sveçlës: Më shumë buxhet, por policët më të keqtrajtuar

Musliu-Sveçlës: Më shumë buxhet, por policët më të keqtrajtuar

VLEN: Ali Ahmeti të japë dorëheqje, ministrat e BDI-së sollën projekte serbe në Maqedoni

VLEN: Ali Ahmeti të japë dorëheqje, ministrat e BDI-së sollën projekte serbe në Maqedoni

“Po shëtitet andej-këndej”, mungesa e Kurtit në Kuvend shkakton përplasje mes Rrahmanit dhe Haxhiut

“Po shëtitet andej-këndej”, mungesa e Kurtit në Kuvend shkakton përplasje mes Rrahmanit dhe Haxhiut