Ekskluzive | “Cobra” rrah “Italianin” në Burgun e Sigurisë së Lartë

Ekskluzive | “Cobra” rrah “Italianin” në Burgun e Sigurisë së Lartë

Ekskluzive | “Cobra” rrah “Italianin” në Burgun e Sigurisë së Lartë

Një incident fizik është regjistruar në Burgun e Sigurisë së Lartë, ku dy të dënuar janë përfshirë në një përleshje më 7 nëntor 2026.

Sponsor 3M Express

Sinjali mëson nga burimet e veta se në këtë incident dyshohet se është përfshirë i burgosuri Dibran Hoxha, i njohur me nofkën “Cobra”, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj të dënuarit Andi Pajaziti, i njohur si “Italiani”.

Ngjarjen e ka konfirmuar edhe Shërbimi Korrektues i Kosovës, i cili në një përgjigje për Sinjalin ka bërë të ditur se incidenti ka ndodhur mes dy të dënuarve dhe se pas tij të dy janë trajtuar nga stafi shëndetësor i burgut.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës konfirmon se më 07.11.2026, në Burgun e Sigurisë së Lartë, ka ndodhur një incident në mes të dy të dënuarve. Pas incidentit, të dy të dënuarit janë trajtuar nga stafi shëndetësor i burgut, në përputhje me procedurat standarde që zbatohen në raste të tilla. Ndaj të dënuarve janë ndërmarrë masa disiplinore, ndërsa rasti është duke u hetuar edhe nga Policia e Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Shërbimit Korrektues.

Ndërkohë, Andi Pajaziti ishte i akuzuar për vrasjen e Kastriot Ramadanit në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë. Megjithatë, gjykatësi Eroll Gashi ka konstatuar se Pajaziti kishte vepruar në kuadër të mbrojtjes së nevojshme dhe e ka liruar nga akuza për vrasje të kryer në gjendje të tronditjes së fortë mendore. Ai është dënuar me dy vjet burgim për mbajtje të paautorizuar të armës.

Në anën tjetër, Dibran Hoxhaj, i njohur si “Cobra”, është dënuar me 24 vjet burgim për vrasjen e shtetasit të Shqipërisë në lokalin “Kobra City” në Prizren, më 3 janar 2023.

Gjykata Themelore në Prishtinë e dënoi Hoxhajn me 23 vjet burgim për vrasje të rëndë dhe dy vjet për armëmbajtje pa leje, duke i shqiptuar dënim unik prej 24 vjetësh. Në të njëjtin rast, Roland Susuri u dënua me shtatë vjet burgim, Jesmir Badalli me dy vjet, ndërsa Arben Vezaj dhe Burim Mazreku me nga një vit burgim.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Musliu-Sveçlës: Më shumë buxhet, por policët më të keqtrajtuar

Musliu-Sveçlës: Më shumë buxhet, por policët më të keqtrajtuar

VLEN: Ali Ahmeti të japë dorëheqje, ministrat e BDI-së sollën projekte serbe në Maqedoni

VLEN: Ali Ahmeti të japë dorëheqje, ministrat e BDI-së sollën projekte serbe në Maqedoni

“Po shëtitet andej-këndej”, mungesa e Kurtit në Kuvend shkakton përplasje mes Rrahmanit dhe Haxhiut

“Po shëtitet andej-këndej”, mungesa e Kurtit në Kuvend shkakton përplasje mes Rrahmanit dhe Haxhiut