Erida Caudill, me prejardhje shqiptare është graduar në detyrën e rreshteres në Zyrën e Sherifit të Qarkut Collier, në shtetin amerikan të Floridës.

Për këtë arritje ka njoftuar Shoqata Amerikane e Shqiptarëve në Zbatimin e Ligjit (AALEA), përmes një postimi në Facebook.
Në postim, AALEA vlerësoi përkushtimin, profesionalizmin dhe aftësitë udhëheqëse të Caudill, duke theksuar se kjo arritje është dëshmi e punës së saj të palodhur dhe angazhimit në shërbim të publikut.
Shoqata theksoi se suksesi i Caudill përbën frymëzim për komunitetin shqiptaro-amerikan të zbatimit të ligjit.
“Urojmë që ky kapitull i ri t’ju sjellë sukses, forcë dhe dallim të vazhdueshëm ndërsa udhëhiqni dhe shërbeni’, thuhet në urimin e AALEA-së.
Në fund, shoqata e përgëzoi Caudill për avancimin në karrierë, duke shprehur krenarinë për arritjen e saj.





