Ekskluzive | Refuzoi t’ua japë dokumentet policëve, nuk pranoi as alkooltestin – ky është 54-vjeçari që u arrestua në Dragash

Një ndërhyrje e Policisë në Dragash ka përfunduar me arrestimin e një personi, i cili dyshohet se ka refuzuar t’u dorëzojë dokumentet zyrtarëve policorë, nuk ka pranuar t’i nënshtrohet alkooltestit dhe më pas ka shkaktuar probleme edhe brenda stacionit policor, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se i dyshuari është Besnik Huqaj, rreth 54 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur të martën, më 17 nëntor, rreth orës 15:00, kur një patrullë policore ka dalë në terren pas një informate të pranuar përmes aplikacionit mobil.

Gjatë kontaktit me pronarin e një automjeti, zyrtarët policorë i kanë kërkuar dokumentet përkatëse, por ai ka refuzuar t’ua dorëzojë.

Sipas informacioneve të siguruara nga Sinjali, situata ka vazhduar edhe në stacionin policor, ku i dyshuari sërish nuk ka pranuar të paraqesë patentë-shoferin dhe lejen e qarkullimit të automjetit, duke poseduar me vete vetëm letërnjoftimin.

Zyrtarët policorë kanë vërejtur se ai kundërmonte erë alkooli, por i dyshuari ka refuzuar disa herë t’i nënshtrohej alkooltestit.

Gjatë verifikimit të automjetit, Policia ka konstatuar se regjistrimi i tij kishte skaduar.

Por incidenti nuk ka përfunduar me kaq.

Sipas burimeve të Sinjalit, i dyshuari ka ofenduar dhe penguar zyrtarët policorë edhe brenda objektit të stacionit, duke bërë që rasti të referohej te Prokurori i Shtetit.

Pas konsultimit me Prokurorinë, është marrë vendim që Huqaj të dërgohet në mbajtje për 48 orë, nën dyshimin për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Ekskluzive | Dënim me 2 vjet e 6 muaj burg dhe gjobë prej 1.500 eurosh – 50-vjeçari nga Mitrovica përfundon në burg

Ekskluzive | Dënim me 2 vjet e 6 muaj burg dhe gjobë prej 1.500 eurosh – 50-vjeçari nga Mitrovica përfundon në burg

“Blindohen” shtëpia e Jakup Krasniqit, EULEX-i dhe Policia në gatishmëri

“Blindohen” shtëpia e Jakup Krasniqit, EULEX-i dhe Policia në gatishmëri

Tragjedi në Kamenicë – 48-vjeçari dyshohet se konsumoi detergjent në shtëpi, vdes në QKUK

Tragjedi në Kamenicë – 48-vjeçari dyshohet se konsumoi detergjent në shtëpi, vdes në QKUK