Ekskluzive | Dënim me 2 vjet e 6 muaj burg dhe gjobë prej 1.500 eurosh – 50-vjeçari nga Mitrovica përfundon në burg

Një 50-vjeçar është dërguar për vuajtje të dënimit me burg, pasi ndaj tij rezultonte një dënim prej dy vjetësh e gjashtë muajsh, si dhe një gjobë prej 1.500 eurosh, e cila, për shkak të mospagesës, ishte zëvendësuar me 75 ditë burgim, mëson Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Nehat Halitin, 50-vjeçar.

Sipas informacioneve të siguruara, Haliti është paraqitur të martën, më 17 nëntor, rreth orës 16:00, në Stacionin Policor Mitrovicë-Jugu.

Nga të dhënat policore rezulton se Gjykata Themelore në Prishtinë i kishte shqiptuar një dënim me burgim në kohëzgjatje prej dy vjetësh e gjashtë muajsh.

Përveç këtij dënimi, ai kishte edhe një gjobë prej 1.500 eurosh, e cila nuk ishte paguar.

Si pasojë e mospagesës, gjoba ishte zëvendësuar me 75 ditë burgim.

Pas veprimeve të nevojshme, njësia policore e ka dërguar Halitin në institucionin korrektues për vuajtjen e dënimit.

Në informacionet e siguruara nuk specifikohet vepra penale për të cilën ishte dënuar.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Ekskluzive | Policia ndalon një kombi në Obiliq, dy të rinj kapen me marihuanë – këta janë të arrestuarit që përfunduan në mbajtje

Ekskluzive | Policia ndalon një kombi në Obiliq, dy të rinj kapen me marihuanë – këta janë të arrestuarit që përfunduan në mbajtje

Jakup Krasniqi arrin në shtëpinë e tij në Prishtinë

Jakup Krasniqi arrin në shtëpinë e tij në Prishtinë

Jakup Krasniqi në Prishtinë, ekipet e EULEX-it dhe policia pranë shtëpisë së tij

Jakup Krasniqi në Prishtinë, ekipet e EULEX-it dhe policia pranë shtëpisë së tij