Shqiptarët e Luginës votojnë sot për Këshillin Kombëtar Shqiptar

Shqiptarët e Luginës votojnë sot për Këshillin Kombëtar Shqiptar

Shqiptarët e Luginës votojnë sot për Këshillin Kombëtar Shqiptar

Shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë sot u drejtohen kutive të votimit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Sponsor 3M Express

Në këto zgjedhje kanë të drejtë vote 37.759 shqiptarë të regjistruar në Listën e Posaçme Zgjedhore, ndërsa në garë janë katër lista me gjithsej 107 kandidatë, të cilët synojnë të sigurojnë një nga 29 vendet në këtë institucion.

Këshilli Kombëtar Shqiptar është institucion përfaqësues që ushtron kompetenca në fushat e arsimit, kulturës, informimit dhe përdorimit zyrtar të gjuhës dhe shkrimit shqip.

Rikthimi nga 15 në 29 anëtarë vjen pas regjistrimit të popullsisë të vitit 2022, pas më shumë se një dekade me përbërje më të kufizuar.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, një ditë parë iu ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës që të marrin pjesë në procesin zgjedhor dhe ta ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike të votës.

Lexo edhe

SHBA-ja godet me avion ushtarak një anije mallrash në Gjirin e Omanit, dyshohet se shkeli bllokadën ndaj Iranit

SHBA-ja godet me avion ushtarak një anije mallrash në Gjirin e Omanit, dyshohet se shkeli bllokadën ndaj Iranit

Afrona kurorëzon dashurinë dhe partneri i saj nuk është i panjohur

Afrona kurorëzon dashurinë dhe partneri i saj nuk është i panjohur

NASA jep alarmin: Vrima e ozonit mbi Antarktidë arrin përmasat më të mëdha në një dekadë

NASA jep alarmin: Vrima e ozonit mbi Antarktidë arrin përmasat më të mëdha në një dekadë