Afrona kurorëzon dashurinë dhe partneri i saj nuk është i panjohur

Afrona kurorëzon dashurinë dhe partneri i saj nuk është i panjohur

Afrona kurorëzon dashurinë dhe partneri i saj nuk është i panjohur

Afrona Dika ka surprizuar ndjekësit me lajmin e martesës!

Sponsor 3M Express

Përmes një kolazhi fotografish të publikuara në Instagram, ajo ka ndarë momente nga dita e veçantë, duke zbuluar edhe mashkullin me të cilin ka vendosur të kurorëzojë dashurinë.

E bashkëshorti i saj nuk është aspak i panjohur për publikun!

Bëhet fjalë për biznesmenin James Dyer Smith, një emër që ishte përfolur edhe më herët për lidhjen me Afronën.

Romanca e tyre u bë publike në vitin 2023. James është biznesmen në Zvicër, i angazhuar në fushën e dizajnit të interierit.

Megjithatë, disa muaj pas publikimit të lidhjes, në media u raportua se dyshja i kishin dhënë fund romancës.

Por historia e tyre nuk kishte përfunduar aty!

Siç mëson Prive By LS, Afrona dhe James janë ribashkuar prej kohësh, duke zgjedhur që këtë kapitull të marrëdhënies ta mbajnë larg syrit të publikut.

Tani, përmes fotografive të martesës, ata kanë vendosur ta bëjnë publike vazhdimësinë e historisë së tyre të dashurisë, duke nisur një kapitull të ri së bashku

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Zajkova në thirrje për mbështetjen e peticionit për përdorimin e byzylikut elektronik në Maqedoni

Zajkova në thirrje për mbështetjen e peticionit për përdorimin e byzylikut elektronik në Maqedoni

SHBA-ja godet me avion ushtarak një anije mallrash në Gjirin e Omanit, dyshohet se shkeli bllokadën ndaj Iranit

SHBA-ja godet me avion ushtarak një anije mallrash në Gjirin e Omanit, dyshohet se shkeli bllokadën ndaj Iranit

NASA jep alarmin: Vrima e ozonit mbi Antarktidë arrin përmasat më të mëdha në një dekadë

NASA jep alarmin: Vrima e ozonit mbi Antarktidë arrin përmasat më të mëdha në një dekadë

Afrona kurorëzon dashurinë dhe partneri i saj nuk është i panjohur | Momenti