Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka nderuar 14 ushtarët britanikë që humbën jetën gjatë shërbimit në Kosovë, në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR.

Në Ditën e Përkujtimit të Mbretërisë së Bashkuar, presidentja mori pjesë në një ceremoni përkujtimore, ku ishte e pranishme edhe me ambasadorin britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Në këtë ceremoni morën pjesë edhe përfaqësues të trupit diplomatik, komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, si dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari.
Gjatë ceremonisë, sipas një njoftimi të Presidencës, Shiroka-Pula shprehu mirënjohje të thellë për kontributin dhe sakrificën e ushtarëve britanikë, duke theksuar se Kosova do ta kujtojë gjithmonë mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar.
Ajo vlerësoi përkushtimin e ushtarëve që dhanë jetën në shërbim të paqes dhe sigurisë së Kosovës.




