Shpërthen Nasim Haradinaj: Nipi i Hashim Thaçit mirë ia boni Vlora Çitakut, shumë e kanë duru këto

Shpërthen Nasim Haradinaj: Nipi i Hashim Thaçit mirë ia boni Vlora Çitakut, shumë e kanë duru këto

Shpërthen Nasim Haradinaj: Nipi i Hashim Thaçit mirë ia boni Vlora Çitakut, shumë e kanë duru këto

Nasim Haradinaj, në një intervistë për emisionin Kosova Live, ka komentuar reagimin e ushtrueses së detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve për pengim të drejtësisë.

Sponsor 3M Express

Ai u ndalë tek komenti i nipit të Hashim Thaçit i cile i kishte komentuar Citakut duke i kërkuar veprime konkrete dhe jo statuse.

“Nipi i Hashim Thaçit i reagon Vlora Çitakut: Boll me statusa, veproni oj zonjë!”

Sipas tij, në vend të veprimeve konkrete, Çitaku dhe politikanët tjerë po mjaftohen me reagime në rrjetet sociale.

“Çka ishte Vlora, a nuk ishte pjesë e këtij grupi punues? Çka bëri? Na doli me statuse?”, ka thënë Haradinaj.

Kritikat e tij janë drejtuar edhe ndaj Glauk Konjufcës, duke ngritur pyetjen se çfarë ka bërë ai në këtë drejtim.

“Po Glauk Konjufca a ishte pjesë e grupit? Çka bëri ai? Çka bëri?”, ka deklaruar Haradinaj.

Në anën tjetër, ai ka veçuar kontributin e dy deputeteve, Kanimete Musliu nga PDK-ja dhe Time Kadrijaj nga AAK-ja, të cilat sipas tij, kanë qenë ndër gratë që kanë folur vazhdimisht dhe publikisht për Gjykatën Speciale.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Forcat speciale të FSK-së dhe Policisë së Kosovës stërviten me ShBA-në, Shqipërinë dhe Kroacinë

Forcat speciale të FSK-së dhe Policisë së Kosovës stërviten me ShBA-në, Shqipërinë dhe Kroacinë

Temu nën hetimin e BE, çfarë rrezikon kompania pas dyshimeve për sigurinë e produkteve?

Temu nën hetimin e BE, çfarë rrezikon kompania pas dyshimeve për sigurinë e produkteve?

Gjykata në Beograd lëshon fletarrestim ndaj Milan Radoiçiqit për rastin e Banjskës

Gjykata në Beograd lëshon fletarrestim ndaj Milan Radoiçiqit për rastin e Banjskës