Forcat e operacioneve speciale të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Policisë së Kosovës kanë marrë pjesë në stërvitjen e përbashkët shumëkombëshe “VALOR SHIELD 2026”, e cila është zhvilluar në Kosovë.

Përveç forcave të Kosovës, në këtë ushtrim kanë marrë pjesë edhe njësi partnere nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëria dhe Kroacia.
Pjesëmarrjen e forcave të këtyre vendeve në stërvitje e ka bërë të ditur Ambasada amerikane në Kosovë, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Sipas njoftimit, ushtrimi është realizuar me mbështetjen dhe kontributin e konsiderueshëm të Ambasadës amerikane dhe Grupit Ushtarak Amerikan (MILGP).
Ambasada ka theksuar se stërvitja ka kontribuar në forcimin e aftësive për operacione speciale, si dhe në përmirësimin e bashkëveprimit ndërmjet forcave pjesëmarrëse.
Po ashtu, “VALOR SHIELD 2026” ka shërbyer për thellimin e bashkëpunimit rajonal në fushën e sigurisë.
Në fund të njoftimit, Ambasada amerikane ka ritheksuar përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për mbështetjen e institucioneve të sigurisë së Kosovës dhe forcimin e partneritetit me aleatët.
“Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbështetur institucionet e sigurisë së Kosovës dhe për të ndërtuar partneritete më të forta me aleatët tanë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





