Shoqata “Bereqeti” dhuron 200 kilogramë sheqer dhe 50 kilogramë çaj për Qendrat Kulturore për të Moshuarit në Prishtinë

Drejtoria e Mirëqenies Sociale në Prishtinë ka njoftuar se Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” ka dhuruar një donacion për Qendrat Kulturore për të Moshuarit në kryeqytet.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit, donacioni përfshin 200 kilogramë sheqer, 50 kilogramë çaj, si dhe një sasi të çajrave të frutave, të cilat do të shërbejnë për nevojat e përditshme të këtyre qendrave.

Nga Drejtoria e Mirëqenies Sociale kanë bërë të ditur se ky kontribut do të ndihmojë në furnizimin e qendrave me produkte të nevojshme dhe në krijimin e një ambienti më mikpritës për të moshuarit që i frekuentojnë ato.

“Faleminderit Shoqatës ‘Bereqeti’ për këtë gjest solidariteti dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm!”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Mirëqenies Sociale. /Telegrafi/

Lexo edhe

Mbyllet pjesa e parë në Dublin, Irlanda në epërsi ndaj Kosovës

Mbyllet pjesa e parë në Dublin, Irlanda në epërsi ndaj Kosovës

WhatsApp teston hapësirën e vet të sigurt për kopjet rezervë të bisedave në Android

WhatsApp teston hapësirën e vet të sigurt për kopjet rezervë të bisedave në Android

Kosova me një më pak, Irlanda e mbyll me epërsi pjesën e parë

Kosova me një më pak, Irlanda e mbyll me epërsi pjesën e parë