Mbyllet pjesa e parë në Dublin, Irlanda në epërsi ndaj Kosovës

Mbyllet pjesa e parë në Dublin, Irlanda në epërsi ndaj Kosovës

Mbyllet pjesa e parë në Dublin, Irlanda në epërsi ndaj Kosovës

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Irlandës dhe Kosovës, e vlefshme për xhiron e gjashtë dhe të fundit të Grupit B3 në Ligën e Kombeve.

Sponsor 3M Express

Kombëtarja e Kosovës po shkon në pushim me disavantazh prej 1-0, pas golit të shënuar nga Irlanda në minutën e 28-të.

Golin për vendasit e realizoi Troy Parrott nga pika e bardhë e penalltisë, pasi Kreshnik Hajrizi preku topin me dorë në vijën e portës, duke parandaluar një gol të sigurt të irlandezëve. Për këtë ndërhyrje, mbrojtësi kosovar u ndëshkua me karton të kuq, duke e lënë Kosovën me një lojtar më pak.

Deri në momentin e përjashtimit të Hajrizit, “Dardanët” kishin zhvilluar paraqitje të mirë dhe kishin rrezikuar portën kundërshtare në dy raste të mira.

Fillimisht, mundësinë për të shënuar e pati Lindon Emërllahu, ndërsa më pas edhe Vedat Muriqi, por asnjëri prej tyre nuk arriti ta dërgonte topin në rrjetë.

Me rezultatin aktual, Kosova ka gjashtë pikë dhe renditet në vendin e tretë të Grupit B3, ndërsa Irlanda me tetë pikë mban pozitën e dytë. Grupit i prin Austria me 11 pikë, e cila në ndeshjen tjetër është duke pësuar humbje nga Izraeli.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Ndahet nga jeta Xhevat Gashi, ish-drejtori i shkollës në Qyshk të Pejës – nesër i jepet lamtumira e fundit

Ndahet nga jeta Xhevat Gashi, ish-drejtori i shkollës në Qyshk të Pejës – nesër i jepet lamtumira e fundit

“Në stilin e Luis Suarez”, mediat irlandeze komentojnë kartonin e kuq të Kreshnik Hajrizit

“Në stilin e Luis Suarez”, mediat irlandeze komentojnë kartonin e kuq të Kreshnik Hajrizit

“Rruga A” në Prishtinë pritet të hapet javën e ardhshme, projekti u përcoll me mbi tre vjet vonesa

“Rruga A” në Prishtinë pritet të hapet javën e ardhshme, projekti u përcoll me mbi tre vjet vonesa