Shkollat në Prishtinë: Nxënësit në “bashkallak”, mësimi kurrkah (VIDEO)

Shkollat në Prishtinë: Nxënësit në “bashkallak”, mësimi kurrkah (VIDEO)

Shkollat në Prishtinë: Nxënësit në “bashkallak”, mësimi kurrkah (VIDEO)

Nxënësit e gjimnazit “Ahmet Gashi” në Prishtinë po përballen me mungesë të hapësirave dhe kushteve të nevojshme për zhvillimin e mësimit praktik në lëndën e teknologjisë.

Sponsor 3M Express

Në mungesë të kabineteve kompjuterike, ata detyrohen që edhe ushtrimet në programin Excel dhe detyrat e tjera praktike t’i mësojnë vetëm përmes një projektori, ndërsa kolonat dhe komandat e programit i vizatojnë në fletore, raporton Klan Kosova.

Gjimnazistët thonë se kjo formë e zhvillimit të orëve ua vështirëson kuptimin e mësimit, pasi nuk kanë mundësi t’i praktikojnë drejtpërdrejt njohuritë e fituara.

Shkolla ka kompjuterë, por aktualisht nuk ka hapësira ku mund të vendosen dhe të shfrytëzohen nga nxënësit. Për këtë arsye, pajisjet po qëndrojnë në zyrën e drejtorit.

Kjo situatë është krijuar pasi shkolla “Eqrem Çabej”, me të cilën “Ahmet Gashi” ndan të njëjtin objekt, ka marrë për shfrytëzim edhe kabinetet që më parë i përdoreshin këtij gjimnazi si klasa.

Megjithatë, një zgjidhje për këtë problem po shqyrtohet nga Komuna e Prishtinës. Mundësia e zhvendosjes së gjimnazit në një objekt tjetër është mirëpritur nga drejtoria e “Ahmet Gashit”.

Problemi i ndarjes së objekteve shkollore mes dy institucioneve nuk është i vetmi në kryeqytet. Në të njëjtën situatë janë edhe gjimnazi “Xhevdet Doda” dhe Gjimnazi Matematikor, si dhe shkolla e mesme e mjekësisë “Ali Sokoli” dhe ajo e muzikës “Prenk Jakova”.

Për këtë të fundit, nga Komuna e Prishtinës kanë bërë të ditur se po planifikojnë ndërtimin e një godine të re.

Për më shumë, ndiqeni kronikën:

Lexo edhe

Këngëtarja kanadeze bëhet nënë për herë të parë: Princesha ime e vogël

Këngëtarja kanadeze bëhet nënë për herë të parë: Princesha ime e vogël

Vjen lëvizja e re për Rronin dhe Norën nga jashtë

Vjen lëvizja e re për Rronin dhe Norën nga jashtë

MASh-i obligon prindërit kthimin e librave – nëse dëmtohen, duhet t’i kompensojnë (VIDEO)

MASh-i obligon prindërit kthimin e librave – nëse dëmtohen, duhet t’i kompensojnë (VIDEO)