Shkollat në Prishtinë: Nxënësit në “bashkallak”, mësimi kurrkah (VIDEO)

Shkollat në Prishtinë: Nxënësit në “bashkallak”, mësimi kurrkah (VIDEO)

Shkollat në Prishtinë: Nxënësit në “bashkallak”, mësimi kurrkah (VIDEO)

Nxënësit e gjimnazit “Ahmet Gashi” në Prishtinë po përballen me mungesë të hapësirave dhe kushteve të nevojshme për zhvillimin e mësimit praktik në lëndën e teknologjisë.

Sponsor 3M Express

Në mungesë të kabineteve kompjuterike, ata detyrohen që edhe ushtrimet në programin Excel dhe detyrat e tjera praktike t’i mësojnë vetëm përmes një projektori, ndërsa kolonat dhe komandat e programit i vizatojnë në fletore, raporton Klan Kosova.

Gjimnazistët thonë se kjo formë e zhvillimit të orëve ua vështirëson kuptimin e mësimit, pasi nuk kanë mundësi t’i praktikojnë drejtpërdrejt njohuritë e fituara.

Shkolla ka kompjuterë, por aktualisht nuk ka hapësira ku mund të vendosen dhe të shfrytëzohen nga nxënësit. Për këtë arsye, pajisjet po qëndrojnë në zyrën e drejtorit.

Kjo situatë është krijuar pasi shkolla “Eqrem Çabej”, me të cilën “Ahmet Gashi” ndan të njëjtin objekt, ka marrë për shfrytëzim edhe kabinetet që më parë i përdoreshin këtij gjimnazi si klasa.

Megjithatë, një zgjidhje për këtë problem po shqyrtohet nga Komuna e Prishtinës. Mundësia e zhvendosjes së gjimnazit në një objekt tjetër është mirëpritur nga drejtoria e “Ahmet Gashit”.

Problemi i ndarjes së objekteve shkollore mes dy institucioneve nuk është i vetmi në kryeqytet. Në të njëjtën situatë janë edhe gjimnazi “Xhevdet Doda” dhe Gjimnazi Matematikor, si dhe shkolla e mesme e mjekësisë “Ali Sokoli” dhe ajo e muzikës “Prenk Jakova”.

Për këtë të fundit, nga Komuna e Prishtinës kanë bërë të ditur se po planifikojnë ndërtimin e një godine të re.

Për më shumë, ndiqeni kronikën:

Lexo edhe

Rastet e dhunës në familje rriten për 70 për qind në RMV, gjatë pesë viteve janë regjistruar mbi 5.500 vepra penale

Rastet e dhunës në familje rriten për 70 për qind në RMV, gjatë pesë viteve janë regjistruar mbi 5.500 vepra penale

Juventusi po përgatitet për shitjen e Zhegrovës

Juventusi po përgatitet për shitjen e Zhegrovës

“Gjatë qeverisjes së Kurtit kanë dalë hajna të rinj, le t’i frikësohen Ligjit për Byronë ata që s’kanë justifikim të pasurisë”

“Gjatë qeverisjes së Kurtit kanë dalë hajna të rinj, le t’i frikësohen Ligjit për Byronë ata që s’kanë justifikim të pasurisë”