Në takimin e zhvilluar në Presidencë, Damka, i shoqëruar nga dy deputetë të Kuvendit të Kosovës nga komuniteti turk, e uroi Shiroka Pulën për marrjen e detyrës dhe i dëshiroi sukses në ushtrimin e mandatit.
Presidentja, ndërkaq, e uroi Damkën për 103-vjetorin e Republikës së Turqisë, duke ritheksuar marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Sipas njoftimit të Presidencës, Shiroka Pula vlerësoi kontributin e të gjitha komuniteteve në zhvillimin e vendit dhe theksoi përkushtimin për mbrojtjen e të drejtave të tyre, si dhe forcimin e barazisë, përfshirjes dhe bashkëjetesës në Kosovë.
Burimi: RTKLive




