Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, ambasadoren Vaiani Gaidatzi.

E para e shtetit i uroi ambasadores Gaidatzi sukses në misionin diplomatik, duke shprehur interesimin për forcimin e kontakteve dhe avancimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.
Sipas njoftimit të Presidencës, Shiroka-Pula vlerësoi qasjen konstruktive të Greqisë ndaj Kosovës dhe mbështetjen për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes greke për avancimin e Kosovës drejt statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Në fushën ekonomike, Presidentja theksoi rëndësinë e investimeve greke dhe rritjes së shkëmbimeve tregtare, si dhe potencialin për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të interesit të dyanshëm. /Klankosova.tv





