Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ndaj zhvillimeve rreth organizimit të Lojërave Mesdhetare, duke akuzuar Qeverinë se po tenton t’ia bartë kryeqytetit përgjegjësinë për dështimin e këtij organizimi.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka thënë se komunikimi i fundit nga Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare i ka bërë të qarta arsyet e anulimit të takimit.
Sipas tij, bëhet fjalë për tri çështje: mospërfundimin e pagesës, mosdërgimin e emrave të delegacionit dhe mungesën e përgjigjeve në komunikimet përmes emailit.
Rama ka theksuar se përgjegjësia për këto veprime i takon Qeverisë së Kosovës dhe jo Komunës së Prishtinës.
“Kryeministër, paske provu me ia bartë Prishtinës fajin për dështimin e ‘Lojërave Mesdhetare’!”, ka shkruar Rama.
Ai më tej ka renditur tri arsyet e përmendura në komunikimin e Komitetit, duke këmbëngulur se të gjitha janë përgjegjësi e Qeverisë.
“Kush ka pasë me i bo këto? Qeveria. Qeveria. Qeveria. Qikaq e thjeshtë është!”, ka përfunduar Rama.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





