Moment i pazakontë: Trump tenton t’ia japë dorën, Xi Jinping e kap për krahu

Moment i pazakontë: Trump tenton t’ia japë dorën, Xi Jinping e kap për krahu

Moment i pazakontë: Trump tenton t’ia japë dorën, Xi Jinping e kap për krahu

Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe homologu i tij kinez, Xi Jinping, janë filmuar në një moment të pazakontë gjatë qëndrimit të tyre në Shenzhen të Kinës.

Sponsor 3M Express

Në pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale, Trump shihet duke tentuar t’ia shtrëngojë dorën presidentit kinez, teksa të dy po ngjiteshin në shkallët lëvizëse.

Megjithatë, Xi Jinping nuk ia zgjat dorën, por e kap Trumpin për krahu, duke shkaktuar një ndërveprim që ka tërhequr vëmendjen e publikut.

Momenti është regjistruar pas takimit dypalësh mes dy liderëve, ndërsa ata po shkonin për një drekë në rezidencën Kylin Villa.

Pas këtij shkëmbimi, Trump shihet duke i bërë me shenjë homologut të tij kinez që të qëndrojë pranë tij, ndërsa të dy vazhdojnë rrugën krah për krah.

Edhe pse zgjati vetëm pak sekonda, momenti është bërë pjesë e vëmendjes në rrjetet sociale, në një kohë kur marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës janë në fokus të diplomacisë ndërkombëtare.

Në takimin e tyre janë diskutuar çështje të rëndësishme që lidhen me marrëdhëniet tregtare, bashkëpunimin ekonomik dhe zhvillimet ndërkombëtare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Kuvendi miraton dy marrëveshje ndërkombëtare për drejtësinë dhe personat e zhdukur

Kuvendi miraton dy marrëveshje ndërkombëtare për drejtësinë dhe personat e zhdukur

Kurti prezanton në Kuvend buxhetin 4.27 miliardë euro për 2027

Kurti prezanton në Kuvend buxhetin 4.27 miliardë euro për 2027

Çitaku: Unitet për çlirimtarët në Hagë, me ligj dhe strategji për mbrojtje shtetërore

Çitaku: Unitet për çlirimtarët në Hagë, me ligj dhe strategji për mbrojtje shtetërore