Shiroka-Pula priti ambasadorin e Gjermanisë Rudolph, u diskutua për avancimin e partneritetit të dy shteteve

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.

Sponsor 3M Express

Gjatë takimit u konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe partneriteti i ndërtuar ndër vite ndërmjet dy shteteve.

“Presidentja Shiroka Pula shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë në fazat e ndryshme të përpjekjeve të Kosovës për liri, pavarësi dhe shtetndërtim, duke theksuar rëndësinë e kësaj mbështetjeje edhe në rrugën e mëtejshme të integrimit euroatlantik të vendit.

Në takim u vlerësua gjithashtu roli i diasporës shqiptare në Gjermani, e cila përbën një urë të rëndësishme lidhëse ndërmjet dy vendeve dhe kontribuon në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet popujve.

Presidentja Shiroka Pula dhe ambasadori Rudolph diskutuan edhe për mundësitë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, si dhe për avancimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë”, njoftoi Zyra e Presidentes. /Telegrafi/

Lexo edhe

Rubio ngriti alarmin për lidhjen e shefit të Nvidia me një “spiune”

Rubio ngriti alarmin për lidhjen e shefit të Nvidia me një “spiune”

Projekti “Ulpiana 2030 Legacy” nxit reagime, kundërshtohet ndërtimi në një nga lagjet ikonike të Prishtinës

Projekti “Ulpiana 2030 Legacy” nxit reagime, kundërshtohet ndërtimi në një nga lagjet ikonike të Prishtinës

Konfirmohen gjithsej 299 raste me fruth, prej të cilave 30 janë regjistruar gjatë javës së fundit

Konfirmohen gjithsej 299 raste me fruth, prej të cilave 30 janë regjistruar gjatë javës së fundit