Liverpool dhe Araujo shtyjnë vendimin për të ardhmen

Liverpool dhe Araujo shtyjnë vendimin për të ardhmen

Liverpool dhe Araujo shtyjnë vendimin për të ardhmen

Araujo iu bashkua skuadrës angleze në fillim të këtij sezoni, në formë huazimi nga Barcelona, pasi kishte humbur vendin në formacionin e katalunasve nën drejtimin e trajnerit Hansi Flick.

Kalimi në Premierligë i ka dhënë një mundësi të re karrierës së tij, e cila ishte penguar nga lëndimet. Nën drejtimin e Andoni Iraolas, uruguaiani është përshtatur në pozitën e mbrojtësit të djathtë, ndërsa në qendër të mbrojtjes aktivizohen Jeremy Jacquet dhe kapiteni Virgil van Dijk.

Sponsor 3M Express

Liverpooli është i interesuar ta aktivizojë klauzolën e blerjes së përfshirë në marrëveshjen e huazimit, e cila kap vlerën e 47 milionë funteve. Megjithatë, Araujo dëshiron t’i mbajë të hapura të gjitha mundësitë për të ardhmen e tij.

Sipas “Diario Sport”, palët janë të kënaqura me ecurinë e deritanishme të mbrojtësit në “Anfield”, por nuk pritet të merret ndonjë vendim përfundimtar para muajit qershor.

Araujo dëshiron të bisedojë me trajnerin Hansi Flick në fund të sezonit, përpara se të vendosë për hapin e radhës në karrierën e tij. Ndërkohë, Liverpooli synon të sigurohet se transferimi i përhershëm përputhet me planet dhe objektivat e klubit.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Rubio ngriti alarmin për lidhjen e shefit të Nvidia me një “spiune”

Rubio ngriti alarmin për lidhjen e shefit të Nvidia me një “spiune”

Projekti “Ulpiana 2030 Legacy” nxit reagime, kundërshtohet ndërtimi në një nga lagjet ikonike të Prishtinës

Projekti “Ulpiana 2030 Legacy” nxit reagime, kundërshtohet ndërtimi në një nga lagjet ikonike të Prishtinës

Konfirmohen gjithsej 299 raste me fruth, prej të cilave 30 janë regjistruar gjatë javës së fundit

Konfirmohen gjithsej 299 raste me fruth, prej të cilave 30 janë regjistruar gjatë javës së fundit

Liverpool dhe Araujo shtyjnë vendimin për të ardhmen | Momenti