Shiroka Pula: Forcimi i pavarësisë së Avokatit të Popullit është thelbësor për demokracinë

Shiroka Pula: Forcimi i pavarësisë së Avokatit të Popullit është thelbësor për demokracinë

Shiroka Pula: Forcimi i pavarësisë së Avokatit të Popullit është thelbësor për demokracinë

Sipas njoftimit nga Presidenca, në fjalën e saj, Shiroka Pula ka thënë se Avokati i Popullit është zëri i qytetarëve dhe mbrojtësi i të drejtave dhe lirive të tyre.

Ajo ka theksuar se në një shtet demokratik, të drejtat e njeriut nuk mjafton vetëm të garantohen me ligj, por duhet të mbrohen në çdo rrethanë.

Sponsor 3M Express

Presidentja ka vlerësuar rëndësinë e rekomandimeve të Avokatit të Popullit, duke thënë se ato janë thirrje për veprim, përgjegjësi dhe përmirësim. Zbatimi i tyre ndihmon në ndërtimin e besimit të qytetarëve në institucione dhe në forcimin e sundimit të ligjit.

Presidentja Shiroka Pula ka thënë se forcimi i pavarësisë dhe i rolit të Avokatit të Popullit është thelbësor për demokracinë dhe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Në përmbyllje të fjalimit, ajo ka potencuar se synimi duhet të jetë që çdo qytetar t’i gëzojë të drejtat e tij pa pasur nevojë të kërkojë mbrojtjen e tyre dhe se institucionet duhet të funksionojnë me përgjegjësi, në mënyrë që sa më pak qytetarë të kenë nevojë t’i drejtohen Avokatit të Popullit.

 

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Kurti paralajmëron ligj të ri për Dhomat e Specializuara: Grupi Punues ta sjellë draftin në javën e ardhshme

Kurti paralajmëron ligj të ri për Dhomat e Specializuara: Grupi Punues ta sjellë draftin në javën e ardhshme

Ky është polici i arrestuar në Kaçanik që dyshohet se ushtroi dhunë ndaj një qytetari

Ky është polici i arrestuar në Kaçanik që dyshohet se ushtroi dhunë ndaj një qytetari

Isni Kilaj rrëfen momentet më të rënda gjatë qëndrimit në Hagë: Më nxirrnin natën, pa më lënë të përshëndetesha me miqtë

Isni Kilaj rrëfen momentet më të rënda gjatë qëndrimit në Hagë: Më nxirrnin natën, pa më lënë të përshëndetesha me miqtë