Aktivistët hedhin “hirin” mbi komisionerin e BE-së në shenjë proteste kundër rregullave për pesticidet

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Shëndetësi, Olivér Várhelyi, është bërë cak i një proteste gjatë një samiti për kancerin, ku dy aktivistë hodhën mbi të një substancë gri, që dukej si hi, në kundërshtim me rregullat e reja të BE-së për lehtësimin e përdorimit të pesticideve.

Sponsor 3M Express

Várhelyi ishte duke u përgatitur të mbante një fjalim mbi përpjekjet e Komisionit Evropian për luftimin e kancerit, kur dy protestues u ngjitën në skenë dhe i hodhën substancën pluhur.

“Unë jam paciente me kancer dhe po protestoj kundër ligjit omnibus”, tha njëra nga aktivistet, pjesë e grupit francez Cancer Colère.

“Këto janë hiri i njerëzve që ju do t’i vrisni me pesticide”, deklaroi aktivistja tjetër, transmeton Telegrafi.

Njëra nga protestueset ishte Fleur Breteau, shkrimtare dhe aktiviste franceze, ndërsa identiteti i personit të dytë nuk u bë i ditur.

Komisioni Evropian e ka paraqitur paketën e njohur si “omnibus” si një mënyrë për të përshpejtuar shqyrtimin e kërkesave të grumbulluara për miratimin e pesticideve dhe për t’ua lehtësuar punën fermerëve. Megjithatë, propozimi është kundërshtuar fuqishëm nga shumë organizata të shoqërisë civile.

Mbi 2,000 shkencëtarë kanë nënshkruar një letër ku kërkojnë pezullimin e propozimit deri në realizimin e një vlerësimi të pavarur të ndikimit të tij.

Ndërkohë, organizata për mbrojtjen e konsumatorëve Foodwatch e ka dërguar çështjen te Ombudsmani Evropian, duke e akuzuar Komisionin për keqadministrim. Edhe organizatat joqeveritare kanë organizuar disa protesta kundër kësaj nisme.

Më shumë se 300 organizata joqeveritare nga 25 vende evropiane, përfshirë organizata mjedisore, shoqata të bletarëve dhe grupe që përfaqësojnë personat e prekur nga pesticidet, si dhe mjekë e shkencëtarë, pritet të mblidhen më 24 nëntor, në orën 14:00, para Parlamentit Evropian në Strasburg, për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj paketës.

Pas incidentit, Várhelyi e largoi pluhurin nga rrobat, dukej i pakënaqur, por vazhdoi fjalimin sipas planit.

“Çfarë lloj njerëzish jeni ju?”, reagoi ai. “Siç po thosha, mirëmëngjes. Jam pak i befasuar që, në emër të viktimave të kancerit, ata guxojnë të hedhin hirin e njerëzve që kanë vdekur”.

Ndërkohë, Elisabetta Zanon, drejtoreshë e organizatës European Cancer Organisation, kërkoi falje para të pranishmëve.

“Kjo është përtej çdo gjëje që mund ta kishim imagjinuar. Na vjen keq”, tha ajo. /Telegrafi/

Lexo edhe

LEX | Rasti i 83 kilogramëve heroinë nga Turqia – lirohet nga akuza Muhamet Hasani, i mbrojtur nga Besnik R. Berisha

LEX | Rasti i 83 kilogramëve heroinë nga Turqia – lirohet nga akuza Muhamet Hasani, i mbrojtur nga Besnik R. Berisha

“Do t’u përgjigjemi sulmeve”, Putin kërcënon me hakmarrje për sulmet ndaj Urës së Krimesë pas takimit me Trumpin dhe Xi-në

“Do t’u përgjigjemi sulmeve”, Putin kërcënon me hakmarrje për sulmet ndaj Urës së Krimesë pas takimit me Trumpin dhe Xi-në

Kosovën e ka mbuluar terri, Tahiri: Mungesa e energjisë po e rëndon jetën e qytetarëve

Kosovën e ka mbuluar terri, Tahiri: Mungesa e energjisë po e rëndon jetën e qytetarëve