Ky është polici i arrestuar në Kaçanik që dyshohet se ushtroi dhunë ndaj një qytetari

Ky është polici i arrestuar në Kaçanik që dyshohet se ushtroi dhunë ndaj një qytetari

Ky është polici i arrestuar në Kaçanik që dyshohet se ushtroi dhunë ndaj një qytetari

Është bërë i ditur emri i zyrtarit policor që u arrestua nën dyshimin për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare në Kaçanik.

Sponsor 3M Express

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Erjon Lekën, zyrtar policor në Stacionin Policor në Kaçanik, i cili dyshohet se ka tejkaluar autorizimet ligjore gjatë arrestimit të një qytetari në fshatin Kaçanik i Vjetër.

Rasti ka ndodhur më 17 nëntor 2026, pas orës 15:00, kur një patrullë policore me katër zyrtarë kishte arrestuar dhe prangosur një qytetar në oborrin e shkollës së fshatit.

Sipas hetimeve fillestare të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), dyshohet se njëri nga zyrtarët kishte përdorur forcë ndaj qytetarit edhe pasi e kishte prangosur, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Pas arrestimit, qytetari ishte dërguar në stacionin policor, por, sipas IPK-së, zyrtarët nuk e kishin njoftuar prokurorin kujdestar të Prokurorisë Themelore në Ferizaj për veprimet e ndërmarra, ndonëse kishin pretenduar se qytetari kishte kryer vepër penale.

Më pas, qytetari ishte liruar, ndërsa ndaj tij ishte shqiptuar vetëm një tiketë për kundërvajtje, për prishje të rendit dhe qetësisë publike, përkatësisht për sulm verbal.

Rasti bëhet edhe më i rëndë për shkak se IPK ka bërë të ditur se ndaj zyrtarit policor të arrestuar kishte pranuar edhe ankesa të tjera nga qytetarët, të cilat mund të jenë relevante për hetimin e veprimeve të tij zyrtare.

Me vendim të prokurorit kompetent, Erjon Lekës i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Ndërkohë, hetuesit e IPK-së i kanë rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e tij, por edhe të tre zyrtarëve të tjerë policorë që ishin të përfshirë në rast.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Kurti për ligjin e ri për Specialen: Nuk mjafton qëllimi i mirë, duhet të dalim fitimtarë

Kurti për ligjin e ri për Specialen: Nuk mjafton qëllimi i mirë, duhet të dalim fitimtarë

Lëshohen patentë-shoferët e parë profesionalë në Kosovë

Lëshohen patentë-shoferët e parë profesionalë në Kosovë

PDK-ja thërret konferencë për media në orën 14:30

PDK-ja thërret konferencë për media në orën 14:30