Shiroka Pula dekoroi gjeneralin amerikan, Steven Osborn, me Medaljen Presidenciale Ushtarake

Shiroka Pula dekoroi gjeneralin amerikan, Steven Osborn, me Medaljen Presidenciale Ushtarake

Shiroka Pula dekoroi gjeneralin amerikan, Steven Osborn, me Medaljen Presidenciale Ushtarake

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, dekoroi gjeneralin Steven Osborn, Adjutant të Përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Iowas, me Medaljen Presidenciale Ushtarake të Republikës së Kosovës.

Dekorata iu nda në shenjë mirënjohjeje për lidershipin e tij të shquar, kontributin në zhvillimin dhe avancimin e kapaciteteve mbrojtëse të Republikës së Kosovës, si dhe për forcimin e partneritetit ndërmjet Gardës Kombëtare të Iowas dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Sponsor 3M Express

Presidentja Shiroka Pula theksoi rëndësinë e partneritetit ndërmjet Gardës Kombëtare të Iowas dhe FSK-së, i cili gjatë pesëmbëdhjetë viteve ka kontribuar në zhvillimin e kapaciteteve profesionale dhe operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, përmes trajnimeve, ushtrimeve të përbashkëta dhe shkëmbimit të përvojave.

Në këtë kontekst, Presidentja shprehu mirënjohjen për përkushtimin e gjeneralit Osborn dhe mbështetjen e tij për zhvillimin dhe avancimin e FSK-së.

Ajo theksoi se partneriteti me ShBA-të është strategjik për Kosovën dhe është ndërtuar mbi besimin e ndërsjellë dhe vlerat e përbashkëta. Në këtë kontekst, Presidentja Shiroka Pula potencoi se kjo miqësi dhe ky partneritet do të vazhdojë të zhvillohet edhe në të ardhmen.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

E trishtë: Kjo është 82-vjeçarja që humbi jetën nga shpërthimi i fuqishëm në një apartament në Elbasan

E trishtë: Kjo është 82-vjeçarja që humbi jetën nga shpërthimi i fuqishëm në një apartament në Elbasan

Një skenë skandaloze nga traileri i serialit ku luan Burak Ozçivit u fshi pas reagimeve të mëdha në rrjetet sociale

Një skenë skandaloze nga traileri i serialit ku luan Burak Ozçivit u fshi pas reagimeve të mëdha në rrjetet sociale

Tre të plagosur gjatë dhunës në kampusin e Universitetit të Athinës

Tre të plagosur gjatë dhunës në kampusin e Universitetit të Athinës

Shiroka Pula dekoroi gjeneralin amerikan, Steven Osborn, me Medaljen Presidenciale Ushtarake | Momenti