Një trailer i serialit “Ku lind dielli”, u fshi dhe u rimontua pas kritikave të mëdha në rrjetet sociale.

Traileri në të cilin personazhi “Kenan” rol i interpretuar nga Burak Ozcivit përfshinte një skenë ku protagonist hedh një grua mbi shinat e trenit e duke i shkelur kokën me këmbë.
Duke shprehur reagimet e tyre në platformat e mediave sociale, shikuesit kritikuan përfshirjen e skenave të dhunës ndaj grave në serialet televizive, raportojnë mediet turke.
Përdoruesit, duke theksuar ndikimin negativ të imazheve tek të rinjtë, reaguan negativisht ndaj skenarit, bënë thirrje për bojkot dhe deklaruan se do të ndalonin së shikuari serialin.
Pas një vale masive kritikash në mediat sociale, ekipi i prodhimit të serialit u tërhoq.
Për shkak të reagimeve negative, traileri i episodit të ri të “Ku lind dielli” u rimontua. Me këtë ndryshim, skena kontroverse ku personazhi i Burak Özçivit shkel mbi kokën e personazhit femëror u hoq plotësisht nga traileri i ri.




