Shifrat nuk janë në favor të Pochettinos para duelit me Liverpoolin

Shifrat nuk janë në favor të Pochettinos para duelit me Liverpoolin

Shifrat nuk janë në favor të Pochettinos para duelit me Liverpoolin

Trajneri argjentinas, i emëruar si pasues i Michael Carrickut, ka pasur pak kohë në dispozicion për ta përgatitur skuadrën për këtë përballje, e cila vjen në një moment aspak të mirë për “Djajtë e Kuq”.

Manchester United nuk ka arritur të fitojë në tetë ndeshjet e fundit në Premierligë, ndërsa debutimi i Pochettinos bëhet edhe më i vështirë kur merren parasysh statistikat e tij ndaj Liverpoolit.

Sponsor 3M Express

Ish-trajneri i Tottenhamit dhe Chelseat është përballur 19 herë me skuadrën nga “Anfield”, duke regjistruar vetëm tri fitore, pesë barazime dhe 11 humbje.

Njëra prej këtyre disfatave ishte veçanërisht e dhimbshme, pasi Tottenhami i drejtuar nga Pochettino humbi 2:0 nga Liverpooli në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2019.

Megjithatë, statistikat e përgjithshme të përballjeve mes dy rivalëve historikë janë në favor të Manchester Unitedit. Në 182 ndeshjet e zhvilluara mes tyre, Unitedi ka regjistruar 69 fitore, Liverpooli 60, ndërsa 53 takime janë mbyllur në barazim.

Për më tepër, Manchester United kishte fituar të dyja përballjet kampionale ndaj Liverpoolit në sezonin e kaluar.

Një statistikë tjetër që mund t’i japë shpresë Pochettinos është fakti se vetëm njëri nga nëntë trajnerët e fundit të Unitedit, përfshirë edhe ata të përkohshëm, e ka humbur ndeshjen e parë në Premierligë. Bëhet fjalë për Erik ten Hagun, i cili kishte pësuar humbje nga Brightoni në vitin 2022.

Tashmë mbetet të shihet nëse Pochettino do të arrijë ta thyejë serinë negative personale ndaj Liverpoolit dhe ta nisë me rezultat pozitiv aventurën e tij në stolin e Manchester Unitedit.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Pse po rritet feja Islame në botë? Debat në studio (VIDEO)

Pse po rritet feja Islame në botë? Debat në studio (VIDEO)

Merret vendimi për rrënimin e objekteve pa leje në oborrin e QKUK-së

Merret vendimi për rrënimin e objekteve pa leje në oborrin e QKUK-së

Ish-këshilltari i Trumpit ngre alarmin për armët dhe fuqitë bërthamore: Nuk jemi gati

Ish-këshilltari i Trumpit ngre alarmin për armët dhe fuqitë bërthamore: Nuk jemi gati