Nga 18 vjet burgim për dy të akuzuarit për vrasjen e policit Triumf Riza

Nga 18 vjet burgim për dy të akuzuarit për vrasjen e policit Triumf Riza

Nga 18 vjet burgim për dy të akuzuarit për vrasjen e policit Triumf Riza

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka shpallur fajtorë në rigjykim I.A. dhe Rr.A. për vrasjen e rëndë në bashkëkryerje të zyrtarit policor Triumf Riza. Të dy janë dënuar me nga 18 vjet burgim.

Aktgjykimi u shpall të premten, më 20 nëntor, një javë pasi palët në procedurë kishin paraqitur fjalët përfundimtare.

Sponsor 3M Express

Në seancën e 13 nëntorit, Prokuroria Speciale kishte kërkuar që të dy të akuzuarit të shpalleshin fajtorë dhe të dënoheshin me burgim.

Gjatë fjalës përfundimtare, I.A. kishte deklaruar se kishte kaluar rreth tre vjet e gjysmë në paraburgim dhe se e kishte ndërgjegjen e pastër.

Ndërkaq, Rr.A. kishte kundërshtuar akuzën ndaj tij, duke kërkuar që çështja të mos kthehej sërish në rigjykim.

Triumf Riza u vra më 30 gusht 2007 në Prishtinë. Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, I.A. dhe Rr.A. akuzoheshin për pjesëmarrje në vrasjen e tij në bashkëkryerje.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Merret vendimi për rrënimin e objekteve pa leje në oborrin e QKUK-së

Merret vendimi për rrënimin e objekteve pa leje në oborrin e QKUK-së

Pse po rritet feja Islame në botë? Debat në studio (VIDEO)

Pse po rritet feja Islame në botë? Debat në studio (VIDEO)

Ish-këshilltari i Trumpit ngre alarmin për armët dhe fuqitë bërthamore: Nuk jemi gati

Ish-këshilltari i Trumpit ngre alarmin për armët dhe fuqitë bërthamore: Nuk jemi gati