Big Brother Vip Kosova po dëshmon edhe një herë fuqinë dhe ndikimin e tij në publik, duke arritur një sukses të jashtëzakonshëm në platformat sociale.

Për vetëm 17 ditë, përmbajtjet e Big Brother Vip Kosova 5, kanë regjistruar plot 1 MILIARD SHIKIME në platformat sociale.
Ky rezultat mbresëlënës dëshmon interesimin e madh të publikut dhe vëmendjen që po merr ky spektakël, duke u kthyer në një nga temat më të diskutuara në rrjetet sociale.
Me këtë shifër rekord, Big Brother Vip Kosova vazhdon të konfirmojë suksesin dhe ndikimin e tij, duke dëshmuar se është një fenomen që po ndiqet me interes të jashtëzakonshëm nga publiku./Klankosova.tv





