SHBA-ja dhe Venezuela nënshkruajnë marrëveshje ushtarake

SHBA-ja dhe Venezuela nënshkruajnë marrëveshje ushtarake

SHBA-ja dhe Venezuela nënshkruajnë marrëveshje ushtarake

Shtetet e Bashkuara dhe Venezuela kanë nënshkruar një marrëveshje për rivendosjen e marrëdhënieve ushtarake, përfshirë trajnimin dhe shkëmbimin e informacioneve të inteligjencës, ka bërë të ditur sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth.

Sponsor 3M Express

Deklarata u bë të mërkurën gjatë vizitës së Hegseth në Venezuelë, ku ai u takua me udhëheqësit e përkohshëm të vendit.

Hegseth deklaroi se pas kapjes së presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro nga forcat amerikane në janar, ky shtet ka kaluar nga “kërcënimi më agresiv rajonal” në një partnere bashkëpunuese në fushën e sigurisë.

Sipas AP, ai gjithashtu vlerësoi bashkëpunimin me presidenten e përkohshme, Delcy Rodríguez, duke thënë se ky bashkëpunim ka mundësuar stabilitetin e Venezuelës dhe luftimin e grupeve të përfshira në trafikun e drogës dhe terrorizëm.

Pentagoni nuk ka dhënë menjëherë detaje të tjera rreth marrëveshjes së re.

Nga ana tjetër, Rodríguez e mirëpriti mundësinë për forcimin e partneritetit ushtarak mes dy vendeve.

“Shpresoj që ky bashkëpunim tekniko-ushtarak të çohet në nivelin më të lartë të mundshëm, në mënyrë që të mund t’u përgjigjemi kërcënimeve të përbashkëta”, deklaroi ajo.

Vizita e Hegseth vjen në kuadër të përpjekjeve të administratës së presidentit, Donald Trump për të zgjeruar ndikimin amerikan në Venezuelë, pas rrëzimit të Nicolás Maduros nga forcat amerikane në janar.

Hegseth është zyrtari i fundit i kabinetit të Trumpit që viziton Venezuelën. Gjatë këtij viti, vendin e kanë vizituar edhe sekretarët amerikanë të Brendshëm dhe të Energjisë, me fokus në mundësitë për shfrytëzimin e rezervave të naftës dhe mineraleve strategjike të vendit.

Lexo edhe

Rikthim dramatik i Trepçës, mposhti Splitin në “Minatori”

Rikthim dramatik i Trepçës, mposhti Splitin në “Minatori”

“Po luan me ndjenjat e Bejtës”, Shqiponja e akuzon Kledjën (VIDEO)

“Po luan me ndjenjat e Bejtës”, Shqiponja e akuzon Kledjën (VIDEO)

Rreth 2,500 konsumatorë mbesin pa rrymë në Prishtinë

Rreth 2,500 konsumatorë mbesin pa rrymë në Prishtinë