Rikthimi i yllit shqiptar Xherdan Shaqiri te FC Basel në gusht të vitit 2024 kishte qenë një nga lëvizjet më të bujshme në futbollin zviceran, por pas këtij transferimi fshihej një plan i detajuar e i mirëorganizuar për të fshehur gjurmët nga media dhe publiku.

Në një rrëfim për faqen zyrtare të klubit zviceran, Shaqiri ka zbuluar strategjinë se si ai dhe ekipi i tij udhëheqës arritën t’i çorientonin plotësisht gazetarët para zyrtarizimit të madh.
Duke përfituar nga spekulimet e shumta për të ardhmen e tij dhe interesimi konkret që kishte ardhur nga Greqia, futbollisti përdori një pistë të rreme për të larguar vëmendjen.
”Ne rezervuam një fluturim dhe dërguam një ose dy gazetarë: ‘Shikoni, kemi rezervuar një fluturim, do të fluturojmë për në Greqi’”, ka treguar Shaqiri me buzëqeshje.
Derisa mediat dhe opinionistët prisnin lëvizjen e tij drejt shtetit helen, në realitet gjërat ishin krejt ndryshe. Shaqiri ishte nisur nga Çikago, por destinacioni i tij final nuk ishte Greqia.
”Në fund, ne përfunduam duke fluturuar për në Zvicër”, ka zbuluar ai.
Kjo taktikë e zgjuar bëri që kthimi i tij sensacional te Baseli të mbetej hermetikisht sekret deri në çastin e fundit, duke i mundësuar atij të zbarkonte në aeroportin e Cyrihut dhe të finalizonte marrëveshjen pa u rënë në sy gazetarëve dhe kamerave.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





