Shala: VV është kundër Përparim Grudës sepse ai s’ka komplekse ndaj pushtetit (VIDEO)

Shala: VV është kundër Përparim Grudës sepse ai s’ka komplekse ndaj pushtetit (VIDEO)

Shala: VV është kundër Përparim Grudës sepse ai s’ka komplekse ndaj pushtetit (VIDEO)

Analisti Azdren Shala, në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, ka komentuar raportet mes pozitës dhe opozitës, duke thënë se kryeministri Albin Kurti i ka nënshtruar partitë opozitare.

Sponsor 3M Express

Shala ka komentuar edhe deklaratën e Arbërie Nagavcit se janë në bisedime me PDK-në lidhur me Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke e interpretuar këtë si ndërhyrje të Vetëvendosjes në çështjet e brendshme të PDK-së.

“Ajo që tha Nagavci se janë në bisedime me PDK-në për Ligjin për Specialen, me përkthy, i bie që Vetëvendosja tash ia përcakton edhe kryetarin PDK-së. Ligji u kthye për kryetarin, për ta goditur kandidatin”, ka deklaruar Shala.

Ai ka thënë se Vetëvendosja është kundër Përparim Grudës dhe se, sipas tij, kjo duhet të thuhet hapur.

“Gruda është politikan pa komplekse ndaj pushtetit dhe i pashantazhuar”, është shprehur Shala. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Berisha para sfidës me Finlandën: Fati është në duart tona

Berisha para sfidës me Finlandën: Fati është në duart tona

Policia Ushtarake e FSK-së merr pjesë në trajnim ndërkombëtar për intervenime në Kroaci

Policia Ushtarake e FSK-së merr pjesë në trajnim ndërkombëtar për intervenime në Kroaci

Trump pret takim me Xi dhe Putinin në samitin e APEC-ut në Kinë

Trump pret takim me Xi dhe Putinin në samitin e APEC-ut në Kinë