Policia Ushtarake e FSK-së merr pjesë në trajnim ndërkombëtar për intervenime në Kroaci

Policia Ushtarake e FSK-së merr pjesë në trajnim ndërkombëtar për intervenime në Kroaci

Policia Ushtarake e FSK-së merr pjesë në trajnim ndërkombëtar për intervenime në Kroaci

Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur pjesëtarë të Togut për Intervenime nga Policia Ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë marrë pjesë në trajnimin ndërkombëtar “Training Based on SOP – Standards of Interventions”, i cili është mbajtur në Slunj të Kroacisë.

FSK-ja bën të ditur se trajnimi është udhëhequr nga instruktorë të Ushtrisë Kroate, përkatësisht të Njësisë Kundër Terrorizmit të Policisë Ushtarake Kroate, njofton Dukagjini.

Sponsor 3M Express

“Gjatë këtij trajnimi u zhvilluan aktivitete të ndryshme praktike, me fokus në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe avancimin e shkathtësive në fushën e intervenimeve”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Sipas njoftimit të FSK-së, përmes këtij trajnimi pjesëtarët kanë avancuar shkathtësitë taktike, kanë shkëmbyer përvoja profesionale dhe kanë forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar.

FSK-ja ka theksuar se pjesëmarrja në trajnime të tilla është pjesë e përkushtimit për ngritjen e vazhdueshme të profesionalizmit, gatishmërisë dhe kapaciteteve operacionale të pjesëtarëve të saj.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Arjol Bllaca, ‘Ylli i Javës’

Arjol Bllaca, ‘Ylli i Javës’

Punë e shtetit – praktikë pa afat, pagë pa vonesë

Punë e shtetit – praktikë pa afat, pagë pa vonesë

Befason Labinot Rexha: Familja e Jonës më ka kërcënuar katër herë, ajo ka publikuar mbi 50 video duke folur për mua

Befason Labinot Rexha: Familja e Jonës më ka kërcënuar katër herë, ajo ka publikuar mbi 50 video duke folur për mua

Policia Ushtarake e FSK-së merr pjesë në trajnim ndërkombëtar për intervenime në Kroaci | Momenti