Sekuestrohen katër armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona

Sekuestrohen katër armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona

Sekuestrohen katër armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona

Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur më 1 nëntor, rreth orës 16:15, kur zyrtarët policorë të Stacionit Policor në Zubin Potok kanë ndaluar për kontroll rutinor një automjet me targa vendore.

Automjetin e drejtonte personi A.B., i lindur më 1993, ndërsa pasagjer ishte I.M., i lindur më 1973.

Sponsor 3M Express

Gjatë kontaktit me policinë, drejtuesi i automjetit ka deklaruar se posedonte armë, të cilat, sipas tij, i kishte gjetur në një thes, disa metra larg vendit ku ishte ndaluar automjeti.

 

Gjatë kontrollit të automjetit, policia ka gjetur dhe sekuestruar katër armë zjarri: një AK-47 dhe tri armë të llojit M-48.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, policia ka kryer edhe kontrolle në adresat e banimit të dy personave në Mitrovicë të Jugut, por nuk ka gjetur ndonjë send të kundërligjshëm.

Të dy personat janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve dhe, me urdhër të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti po hetohet për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që, nëse hasin në armë apo mjete të tjera të kundërligjshme, të mos i prekin ato, por ta njoftojnë Policinë në numrin emergjent 192.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Kujdes gjatë shëtitjeve me qenin: Këto dy fruta të vjeshtës mund ta helmojnë dhe t’i rrezikojnë jetën

Kujdes gjatë shëtitjeve me qenin: Këto dy fruta të vjeshtës mund ta helmojnë dhe t’i rrezikojnë jetën

Hailey Bieber lë pantallonat jashtë kombinimit: Me gete transparente dhe të brendshme, sjell një nga paraqitjet më të guximshme

Hailey Bieber lë pantallonat jashtë kombinimit: Me gete transparente dhe të brendshme, sjell një nga paraqitjet më të guximshme

Granit Xhaka nuk përmbahet pas krizës së Sunderlandit: Gabime të thjeshta po na kushtojnë gjithçka

Granit Xhaka nuk përmbahet pas krizës së Sunderlandit: Gabime të thjeshta po na kushtojnë gjithçka