Voziti 170 km/h në zonë urbane, policia e identifikon

Voziti 170 km/h në zonë urbane, policia e identifikon

Voziti 170 km/h në zonë urbane, policia e identifikon

Sipas njoftimit të Policisë Rajonale të Ferizajt, i riu ishte evidentuar përmes një video-incizimi duke drejtuar një veturë të tipit BMW, me targa vendore, në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”.

Video-incizimin, në të cilin shihej shpejtësia e tejkaluar, drejtuesi i veturës e kishte publikuar edhe në rrjetet sociale.

Sponsor 3M Express

Gjatë verifikimeve, policia ka konstatuar se R.T., 19 vjeç, nuk posedonte patentë shoferi. Ai ka pranuar se ishte personi që drejtonte veturën në momentin e incizimit.

Ndaj tij janë ndërmarrë veprimet përkatëse ligjore dhe është iniciuar kundërvajtje për shqyrtim në gjykatë.

Policia Rajonale e Ferizajt u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe të mos drejtojnë automjete pa patentë shoferi, duke paralajmëruar se sjellje të tilla rrezikojnë drejtpërdrejt jetën dhe sigurinë e qytetarëve.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Kujdes gjatë shëtitjeve me qenin: Këto dy fruta të vjeshtës mund ta helmojnë dhe t’i rrezikojnë jetën

Kujdes gjatë shëtitjeve me qenin: Këto dy fruta të vjeshtës mund ta helmojnë dhe t’i rrezikojnë jetën

Hailey Bieber lë pantallonat jashtë kombinimit: Me gete transparente dhe të brendshme, sjell një nga paraqitjet më të guximshme

Hailey Bieber lë pantallonat jashtë kombinimit: Me gete transparente dhe të brendshme, sjell një nga paraqitjet më të guximshme

Granit Xhaka nuk përmbahet pas krizës së Sunderlandit: Gabime të thjeshta po na kushtojnë gjithçka

Granit Xhaka nuk përmbahet pas krizës së Sunderlandit: Gabime të thjeshta po na kushtojnë gjithçka