Lionel Scaloni ka publikuar listën e parë të Kombëtares së Argjentinës pas pensionimit të Lionel Messit nga futbolli ndërkombëtar, duke shënuar kështu fillimin e një kapitulli të ri për kampionët e botës.

Messi e konfirmoi pensionimin nga Kombëtarja e Argjentinës më 31 gusht 2026, duke i dhënë fund një karriere 21-vjeçare me fanellën e “Albiceleste”.
Legjenda 39-vjeçare largohet nga përfaqësuesja me një histori të jashtëzakonshme, pasi fitoi Kupën e Botës në vitin 2022 dhe dy herë Kupën e Amerikës. Gjatë paraqitjeve me Argjentinën, ai regjistroi gjithsej 125 gola në 207 ndeshje.
Pas largimit të kapitenit, përzgjedhësi Lionel Scaloni ka nisur procesin e ndërtimit të një skuadre të re, duke ndërthurur futbollistët me përvojë dhe trofe të rëndësishëm me talentet e rinj, të cilët pritet të marrin gjithnjë e më shumë përgjegjësi në të ardhmen.
Në listën e publikuar figurojnë emra të njohur si Emiliano Martinez, Alexis Mac Allister, Enzo Fernandez dhe Julian Alvarez, por edhe futbollistë të rinj si Franco Mastantuono, Nico Paz dhe Gianluca Prestianni.
Më poshtë është lista e plotë e futbollistëve të ftuar:
Portierë: Emiliano Martinez, Geronimo Rulli, Juan Musso.
Mbrojtës: Gonzalo Montiel, Agustin Giay, Aaron Anselmino, Mariano Troilo, Leonardo Balerdi, Lisandro Martinez, Facundo Medina, Nicolas Tagliafico, Roman Vega, Valentin Barco.
Mesfushorë: Maximo Perrone, Exequiel Palacios, Alexis Mac Allister, Enzo Fernandez, Nicolas Paz, Ezequiel Fernandez, Thiago Almada.
Sulmues: Santiago Beltran, Franco Mastantuono, Giuliano Simeone, Gianluca Prestianni, Matías Soule, Santiago Castro, Julian Alvarez, Jose Manuel Lopez.
Kështu, Argjentina nis një fazë të re pa kapitenin dhe golashënuesin më të mirë në historinë e saj, me synimin për të vazhduar sukseset dhe për të ruajtur pozitën e saj në futbollin ndërkombëtar.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




