Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, ka marrë pjesë në dëgjimin publik për Projektligjin për Inovacion dhe Ndërmarrësi, me ftesë të Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion.
Kusari-Lila bëri të ditur se projektligji ka kaluar leximin e parë në Kuvendin e Republikës së Kosovës më 5 tetor 2026.

“Gjatë dëgjimit prezantova fushëveprimin dhe qëllimin e projektligjit, si dhe rëndësinë e krijimit të një kornize ligjore që mbështet inovacionin, ndërmarrësinë dhe zhvillimin e bizneseve në vend”, tha Kusari-Lila.
Ajo njoftoi se gjatë dëgjimit publik janë pranuar komente dhe rekomandime konkrete nga përfaqësuesit e shoqatave të bizneseve dhe odave ekonomike, të cilat do të shqyrtohen nga Komisioni dhe grupi punues në kuadër të procesit të mëtejmë të trajtimit të projektligjit.
“Dialogu me sektorin privat është i rëndësishëm për të ndërtuar politika dhe legjislacion që u përgjigjen nevojave reale të bizneseve dhe krijojnë hapësirë për ide të reja, inovacion dhe ndërmarrësi të zhvilluar”, theksoi Kusari-Lila.
Burimi: RTKLive




