Kryetari i ri i Kuvendit të Serbisë, Aleksandar Çupiq, nuk do të marrë pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet javën e ardhshme në Bruksel.

Kjo u bë e ditur pas një takimi që ai pati me të ngarkuarin me punë të delegacionit të BE’së në Beograd, Julian Vassallo.
Çupiq në këtë takim shprehu keqardhjen që nuk do të mund të marrë pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor javën e ardhshme, duke riafirmuar “rëndësinë që udhëheqja e re i kushton bashkëpunimit me BE-në”.
“Ai theksoi se marrëdhëniet me Bashkimin Europian dhe përparimi në fushat themelore mbeten ndër prioritetet kryesore”, thuhet në një njoftim për media.
Ky ishte takimi i parë i zhvilluar nga Çupiq pas mori mandatin si i pari i Kuvendit.
“Takimi pasqyroi përkushtimin e përbashkët për ruajtjen e dialogut të ngushtë dhe dhënien e një impulsi të ri reformave që sjellin përfitime konkrete për qytetarët serbë, në përputhje të plotë me vlerat e Bashkimit Europian”.
Në këtë samit marrin pjesë liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor me udhëheqësit europianë.
Nga Kosova pritet të shkojë kryeministri Abin Kurti.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





