Salla e Kuvendit mbulohet me shalle portokalli, simbol i solidaritetit në kuadër të fushatës kundër dhunës me bazë gjinore

Në ulëset e deputetëve në Kuvendin e Kosovës janë vendosur shirita portokalli, në kuadër të fushatës ndërkombëtare “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.

Sponsor 3M Express

Përmes këtij simboli, Kuvendi i Kosovës i është bashkuar fushatës globale që synon rritjen e ndërgjegjësimit për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Fushata nis më 25 nëntor, në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, dhe përmbyllet më 10 dhjetor, në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.

Mesazhi i kësaj fushate është se luftimi i dhunës ndaj grave kërkon angazhim të vazhdueshëm nga institucionet dhe shoqëria, përtej gjesteve simbolike.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Izraeli ‘zyrtarisht sanksionon’ torturën e të burgosurve palestinezë për të nxjerrë rrëfime, përfundon raporti

Ish-kandidatja e VV-së për deputete propozohet për Këshillin Kombëtar të Shkencës

Vrasja e mësuesit Halit Geci dhe dalja e parë publike e UÇK-së|Video