Rusia përballet me krizë të re të karburanteve, 15 rafineri kanë ndalur punën pas sulmeve ukrainase

Rusia përballet me krizë të re të karburanteve, 15 rafineri kanë ndalur punën pas sulmeve ukrainase

Rusia përballet me krizë të re të karburanteve, 15 rafineri kanë ndalur punën pas sulmeve ukrainase

Rusia po përballet me një valë të re të mungesës së karburanteve, pasi sulmet e përsëritura ukrainase ndaj rafinerive të naftës dhe infrastrukturës energjetike kanë dëmtuar ndjeshëm kapacitetet e përpunimit të naftës.

Sponsor 3M Express

Prodhimi i naftës në Rusi ka rënë në nivelin më të ulët në 18 vjet, ndërsa situata pritet të përkeqësohet më tej. Sipas të dhënave të publikuara, sulmet e forcave ukrainase kanë nxjerrë jashtë funksionit deri në 45 për qind të kapaciteteve të përpunimit primar të naftës, ndërsa të paktën 15 rafineri kanë ndërprerë plotësisht aktivitetin.

Pasojat kanë filluar të ndihen në disa rajone ruse, ku autoritetet kanë vendosur kufizime në shitjen e benzinës dhe naftës dizel. Për të kompensuar mungesën, qeveria po përpiqet të rrisë importet e karburanteve.

Përballë kësaj situate, autoritetet ruse kanë lejuar përkohësisht prodhimin dhe përdorimin e benzinës dhe naftës dizel që nuk i përmbushin standardet e zakonshme mjedisore. Kjo masë do të jetë në fuqi të paktën deri në korrik të vitit 2027.

Eksperti i tregut të naftës dhe gazit, Boris Aronshtein, ka paralajmëruar se vështirësi të veçanta priten në prodhimin e naftës dizel për sezonin e dimrit, kur kërkesa për këtë lëndë djegëse rritet ndjeshëm.

Mungesa mund të prekë veçanërisht Siberinë Lindore, Lindjen e Largët të Rusisë dhe rajonet veriore, ku nafta dizel është thelbësore për ngrohjen e banesave, transportin dhe funksionimin e infrastrukturës.

Kriza e karburanteve paraqet një sfidë shtesë për ekonominë ruse, në një kohë kur sulmet ukrainase ndaj objekteve energjetike po synojnë të dobësojnë kapacitetet industriale dhe burimet ekonomike të Moskës. /Telegrafi/

Lexo edhe

Edi Rama kujton ditëlindjen e Adem Jasharit: Komandanti Legjendar i Luftës Çlirimtare të Kosovës

Edi Rama kujton ditëlindjen e Adem Jasharit: Komandanti Legjendar i Luftës Çlirimtare të Kosovës

Muriqi po i sjell Fenerbahces miliona euro, turqit e cilësojnë si asetin më të çmuar të klubit

Muriqi po i sjell Fenerbahces miliona euro, turqit e cilësojnë si asetin më të çmuar të klubit

NATO uron Shqipërinë për 28 Nëntorin: Gëzuar Ditën Kombëtare, aleate!

NATO uron Shqipërinë për 28 Nëntorin: Gëzuar Ditën Kombëtare, aleate!