Ceremonia në Vlorën e flamurit, Kurti ndan pamje (VIDEO)

Ceremonia në Vlorën e flamurit, Kurti ndan pamje (VIDEO)

Ceremonia në Vlorën e flamurit, Kurti ndan pamje (VIDEO)

Kryeministri Albin Kurti, ka uruar Shqipërinë dhe shqiptarët me rastin e 28 Nëntorit, duke e shënuar këtë ditë nga qyteti i Vlorës.

Sponsor 3M Express

Në një postim në Facebook , kreu i ekzekutivit ka ndarë pamje nga qyteti i flamurit, Vlora, transmeton Klankosova.tv.

Ai ka kujtuar shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912, nga Kuvendi Kombëtar i kryesuar nga Ismail Qemali.

“Në Vlorën e Pavarësisë, aty ku më 28 nëntor 1912, Kuvendi Kombëtar i kryesuar nga Ismail Qemali, e shpalli krijimin e shtetit të pavarur shqiptar, ditëlindjen e të cilit po e festojmë sot. Urime Shqipëri, urime shqiptarë!”, shkruan Kurti, transmeton Klankosova.tv

Kurti bashkë me presidenten, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në ceremoninë shtetërore të ngritjes së flamurit në Vlorë, me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, së bashku me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi dhe Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Lexo edhe

Gjermania nis skemën e re të pensioneve private nga janari 2027, qytetarët mund të përfitojnë deri në 540 euro në vit

Gjermania nis skemën e re të pensioneve private nga janari 2027, qytetarët mund të përfitojnë deri në 540 euro në vit

Eskalimi i protestës në Tiranë, një i lënduar, policia nis shoqërimet

Eskalimi i protestës në Tiranë, një i lënduar, policia nis shoqërimet

Policia bastis qendrën stërvitore të klubit brazilian dhe arreston sulmuesin pas dyshimeve për tentim vrasje

Policia bastis qendrën stërvitore të klubit brazilian dhe arreston sulmuesin pas dyshimeve për tentim vrasje