Monumenti NewBorn në Prishtinë ka marrë pamje të re me rastin e 28 Nëntorit. Ai është ngjyrosur kuqezi dhe është vendosur stema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ndërhyrja artistike është realizuar nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, e cila ka organizuar edhe një konferencë për media para monumentit.

Organizatorja e platformës, Eliza Hoxha, ka thënë se ky aktivitet simbolik synon të kujtojë sakrificën dhe luftën për liri, si dhe të shprehë kundërshtimin ndaj procesit dhe aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Hoxha ka bërë të ditur se për këtë ndërhyrje kanë marrë leje nga Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve të Kosovës dhe autori i monumentit.
Burimi: RTKLive





