Rryma në dimër, Rizvanolli: Po përpiqemi maksimalisht që kostot e furnizimit të mos rriten

Rryma në dimër, Rizvanolli: Po përpiqemi maksimalisht që kostot e furnizimit të mos rriten

Rryma në dimër, Rizvanolli: Po përpiqemi maksimalisht që kostot e furnizimit të mos rriten

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka folur për mundësinë e rritjes së çmimit të energjisë elektrike, duke thënë se po bëhen përpjekje maksimale që kostot e furnizimit të mos rriten.

Sponsor 3M Express

Në konferencën pas mbledhjes së Qeverisë, Rizvanolli tha se përmes vendimeve të marra dhe masave të tjera, synohet të parandalohet rritja e kostos, ndërsa në rast se ato vazhdojnë të rriten, qytetarët do të mbrohen, transmeton Klankosova.tv

“Po bëjmë çdo përpjekje maksimale që kostot e furnizimit të mos rriten. Këtë e kemi bërë në mënyra të ndryshme, po e bëjmë edhe me vendimet e sotit. Do të ndërmarrim të gjitha masat, që kostot të mos rriten, e nëse kostot vazhdojnë të rriten, t’i mbrojmë qytetarët në mënyrën më të mirë të mundshme. Si në çdo përballje në të kaluarën, do të jemi në krye të detyrës, do të përballemi së bashku me këtë krizë”, deklaroi ministrja. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Zelensky: Sulme ruse në 8 rajone të Ukrainës, po ndodhin për shkak të kufizimeve të Starshield

Zelensky: Sulme ruse në 8 rajone të Ukrainës, po ndodhin për shkak të kufizimeve të Starshield

Ramadani për vendimin e Qeverisë për energjinë: Perde tymi për t’i arsyetuar ndaljet e rrymës dimrit

Ramadani për vendimin e Qeverisë për energjinë: Perde tymi për t’i arsyetuar ndaljet e rrymës dimrit

Rizvanolli shpjegon pse Qeveria ndaloi tregtimin e energjisë me kompanitë serbe

Rizvanolli shpjegon pse Qeveria ndaloi tregtimin e energjisë me kompanitë serbe