Rritet numri i përfituesve të ndihmës sociale në Zvicër, mbi 267 mijë persona gjatë vitit 2025

Rritet numri i përfituesve të ndihmës sociale në Zvicër, mbi 267 mijë persona gjatë vitit 2025

Rritet numri i përfituesve të ndihmës sociale në Zvicër, mbi 267 mijë persona gjatë vitit 2025

Mbi 267 mijë persona kanë përfituar ndihmë sociale në Zvicër gjatë vitit 2025, ndërsa shkalla e ndihmës sociale ka arritur në 2.9 për qind. Rritja vjetore prej 4.5 për qind duhet të interpretohet me kujdes, për shkak të ndryshimeve në metodologjinë e llogaritjes së statistikave.

Sponsor 3M Express

Sipas të dhënave të publikuara nga Zyra Federale e Statistikave (FSO), rreth 267 mijë e 300 persona kanë marrë ndihmë sociale në Zvicër gjatë vitit të kaluar.

Megjithatë, krahasimi i numrit të përfituesve me vitet paraprake është i vështirë, pasi autoritetet zvicerane kanë modernizuar sistemin statistikor dhe kanë zbatuar një metodë të re të llogaritjes. Për këtë arsye, shkalla e ndihmës sociale prej 2.9 për qind mbetet treguesi më i përshtatshëm për krahasim me vitin 2024, raporton 24 heures.

Fëmijët dhe të rinjtë, grupi më i prekur

Fëmijët dhe adoleshentët vazhdojnë të jenë grupi më i prekur nga nevoja për ndihmë sociale, me një shkallë prej 4.8 për qind.

Dallime të theksuara vërehen edhe sipas shtetësisë. Te shtetasit e huaj, shkalla e ndihmës sociale arrin në 5.4 për qind, ndërsa te shtetasit zviceranë është 1.9 për qind, transmeton Telegrafi.

Rreziku është më i lartë edhe te personat e divorcuar, me 4.2 për qind, krahasuar me 1.4 për qind te personat e martuar.

Në nivel kantonal, disa rajone frëngjishtfolëse dhe kantoni i Bazel-Qytetit regjistrojnë ndër normat më të larta të ndihmës sociale. Në anën tjetër, rajonet rurale gjermanishtfolëse përgjithësisht shënojnë norma më të ulëta.

Familjet me një prind, gjithnjë e më të varura nga ndihma sociale

Ndërkohë, analiza e vitit 2025 e Iniciativës së Qyteteve për Politikë Sociale evidenton rritjen e varësisë së familjeve me një prind nga ndihma sociale.

Sipas raportit, pothuajse gjashtë nga dhjetë fëmijë të mitur në familjet me një prind preken nga kjo situatë, krahasuar me 52 për qind në vitin 2010.

Raporti thekson se familjet me një prind përballen me rrezik dukshëm më të lartë të varfërisë sesa format e tjera të familjeve. Në shumë raste, ndihma sociale është thelbësore për të mbuluar shpenzimet bazë dhe për të siguruar kushtet e nevojshme të jetesës.

Për të ulur varësinë nga kjo formë mbështetjeje, qytetet zvicerane po shqyrtojnë masa të synuara, përfshirë trajnimin profesional, zgjerimin e kujdesit për fëmijët me orare fleksibile dhe përfitimet shtesë për familjet.

Në anketën e përfshirë në analizë kanë marrë pjesë gjithsej 20 komuna./Telegrafi/

Lexo edhe

Organizimi i eventeve me Plan B

Organizimi i eventeve me Plan B

Alba Vukaj shkëlqen me fustanin me xixa, shfaqet tërheqëse dhe plot sharm

Alba Vukaj shkëlqen me fustanin me xixa, shfaqet tërheqëse dhe plot sharm

Fenerbahce del me reagim të ashpër pas incidenteve në derbin me Galatasarayn

Fenerbahce del me reagim të ashpër pas incidenteve në derbin me Galatasarayn

Rritet numri i përfituesve të ndihmës sociale në Zvicër, mbi 267 mijë persona gjatë vitit 2025 | Momenti