Rriten tensionet në Francë, policia mobilizon automjetet e blinduara para protestave

Rriten tensionet në Francë, policia mobilizon automjetet e blinduara para protestave

Rriten tensionet në Francë, policia mobilizon automjetet e blinduara para protestave

Policia dhe xhandarmëria franceze kanë angazhuar automjete të blinduara të tipit Centaure në Paris dhe Marsejë, në prag të protestave të paralajmëruara për shkak të rritjes së kostos së jetesës.

Sponsor 3M Express

Në Paris, një automjet i blinduar u vendos prapa ndërtesës së Asamblesë Kombëtare.

Ndërsa në Marsejë forcat e sigurisë patrulluan rrugët të shoqëruara nga automjete të blinduara dhe një kamion me ujë për shpërndarjen e turmave.

– YouTube www.youtube.com

Masat e sigurisë vijnë mes shqetësimeve për përshkallëzim të dhunës gjatë protestave, pas përleshjeve, plaçkitjeve dhe zjarrvënieve të regjistruara në disa qytete franceze fundjavën e kaluar.

Autoritetet franceze kanë shtuar masat e sigurisë për të parandaluar përsëritjen e incidenteve të dhunshme dhe për të mbajtur situatën nën kontroll.

Protestat pritet të përqendrohen te pakënaqësitë e qytetarëve për rritjen e çmimeve dhe vështirësitë ekonomike që po rëndojnë buxhetet familjare. /Telegrafi/

Lexo edhe

Merz: Rusia po përpiqet të destabilizojë Gjermaninë

Merz: Rusia po përpiqet të destabilizojë Gjermaninë

Arsenali mposht Evertonin, barazon pikët me Man Cityn

Arsenali mposht Evertonin, barazon pikët me Man Cityn

Trazirat e javës së kaluar alarmojnë Italinë, ushtarët dalin në rrugë

Trazirat e javës së kaluar alarmojnë Italinë, ushtarët dalin në rrugë